Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shpërndanin drogë në Komunën e Parisit, në pranga 2 persona
Policia e kryeqytetit goditi një rrjet shpërndarjeje të drogës, duke finalizuar operacionin e koduar “Target”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve. Gjatë aksionit, në zonën e Komunës së Parisit u arrestuan në flagrancë A. V., 23 vjeç, dhe E. Dh. (K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas hetimeve, të arrestuarit dyshohet se shisnin kokainë në lokalet e zonës. Në momentin e ndalimit, policia gjeti dhe sekuestroi 250 gramë kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga aktiviteti kriminal. Forcat e rendit deklaruan se operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve operative, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje droge.