Durrës/ Arrestohen dy persona për grabitje dhe vjedhje në lokale

Durrës/ Arrestohen dy persona për grabitje dhe vjedhje në lokale

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohen për grabitje. Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi kanë vjedhur nga lokali i shtetasit B. M., sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Ndërsa, në rrugën “Bajram Curri”, kanë marrë disa pije alkoolike dhe një biçikletë. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në një lokal bar-piceri, në pronësi të shtetasit A. G., në lagjen 13, Durrës, një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik. Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pjesë të shumës së lekëve të vjedhura, një aparat celular dhe një biçikletë. Materialet do t’i kalojnë...