“Lepurin e pritë e sjell zagari…”/ Balla me gjuhë të ashpër ndaj demokratëve: Jemi në shkelje të Rregullores…

“Lepurin e pritë e sjell zagari…”/ Balla me gjuhë të ashpër ndaj demokratëve: Jemi në shkelje të Rregullores…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka folur sërish në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. “Ky moment i rendit të ditës, është më i rregulluari. Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Deri tani jemi në shkelje të Rregullores sepse ende nuk kemi dëgjuar pse duhet të heqim këtë çështje nga rendi. Njëri i bie patkoit tjetri gozhdës, dhe askush nuk thotë pse duhet të ikin nga rendi. Dëgjova batuta dhe tallje, flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari”, tha ai. Në kohën që Balla po fliste, ka ndërhyrë deputeti Flamur Noka, që ka shkaktuar edhe acarimin e deputetit socialist, duke u shprehur se...