Mbi 20 vite pjesë e sistemit, kandidatja Musabelliu rendit çështjet më të rëndësishme që ka hetuar: Nga trafiku ajror i drogës, te funksionarët e lartë dhe vrasjet

Mbi 20 vite pjesë e sistemit, kandidatja Musabelliu rendit çështjet më të rëndësishme që ka hetuar: Nga trafiku ajror i drogës, te funksionarët e lartë dhe vrasjet

E vetmja kandidate grua për drejtimin e SPAK, Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, u intervistua sot para anëtarëve të KLP, në prezencë të ndërkombëtarëve. Gjatë prezantimit të saj, ku theksoi se ka një karrierë prej 21 vitesh, ajo renditi disa prej dosjeve osjeve më të rëndësishme që ka hetuar. “Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve prej 2004-ës. Mund të përmend një çështje të vitit 2005. Ka qenë çështje senisitive, një çështje tjetër e 2015 për herë të parë u evidentua rasti i trafikut ajror të lëndëve narkotike, u dërguan për gjykim 7 persona dh enjë oficer policie gjyqësore që u dënuan me vendim të formës së prerë. Janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në rastin e trafikut të narkotikëve. Këto hetime të karakterit...