Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…
Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu. “Kandidimi im vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Musabelliu. “Karriera ime ka filluar që nga 2004 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Roli i SPAK, thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtimi i SPAK kërkon më shumë se vizion, kërkon njohjen në rrënjë të sistemit. Një grup çështjesh të tjera të hetuara prej meje janë dhe ato të trafikimit të qenieve njerëzore. Kam hetuar çështje për trafikimin e drogës dhe vrasje, nuk jam stepur, kam kryer...