Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Me Avokatin e Popullit po zbatoni agjendën…”/ Blushi: Për të shkatërruar shtetin, keni kapur të gjitha pushtetetet
Deputeti i PL-së Tedi Blushi ka lëshuar akuza në drejtim të maxhorancës, sa i takon zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Blushi pohoi se skenari i kësaj qeverie është që të zbatojë planin e Soros. “Ju po dëshmoni që të kapni të gjitha pushtetet. Deputetët janë tërhequr nga firmat e dhëna. Ju doni të avanconi me një kandidat, që është një shëmti politike. Shumë mirë që doni të vazhdon i me këtë kandidat, pasi doni të vazhdoni me agjendën e Soros. Keni gjetur një kandidat fiks siç ju përcakton. Do të duhet të vazhdojmë diskutimet për buxhetin.”, tha ai.