Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
PD tërhoqi firmat për kandidatët, mazhoranca rrëzon opozitën për Avokatin e Popullit
Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj. Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, por u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament. “30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Në garë për Avokatin e Popullit janë gjashtë kandidatë, Ardiana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endri Shabani, Skënder Haluca dhe Tartar Bazaj. Mes emrave të...