Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gara për kreun e ri të SPAK, Musabelliu: Drejtimi i këtij institucioni kërkon integritet
Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, po prezanton programin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë prezantimit të saj para KLP, Musabelliu nënvizoi rëndësinë e integritetit dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës dhe theksoi se përvoja e saj mbi 21-vjeçare në sistemin e drejtësisë përbën bazën për një drejtim të suksesshëm të institucionit. Musabelliu theksoi se drejtimi i SPAK kërkon një qasje të vendosur dhe njohje të thellë të sistemit, si dhe aftësinë për të marrë vendime të pavarura dhe të bazuara në parimet më të larta të shtetit të së drejtës. “Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë...