Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Çështja e inceneratorit të Fierit! Kaloi afati i paraburgimit, lirohet ish-ministri Lefter Koka
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është liruar nga burgu pas katër vitesh. Vendimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e inceneratorit të Fierit, ku GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhe ka kthyer dosjen për rigjykim në Apel. Sa i përket inceneratorit të Elbasanit, Koka ka përfituar lirimin me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për inceneratorin e Tiranës, dënimi është konsideruar i shlyer me kohën e kaluar në paraburgim. Me këto zhvillime, të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë Elbasani, Tirana dhe Fieri, nuk kanë më masa sigurie në fuqi, duke i hapur rrugën lirimit të tij pas katër vitesh heqje lirie. Gjykata e Posaçme, në prill të këtij viti,...