Debati për Avokatin e Popullit, Berisha dhe Këlliçi tregojnë pse tërhoqi firmat PD: Institucioni synohet të merret nga PS

Debati për Avokatin e Popullit, Berisha dhe Këlliçi tregojnë pse tërhoqi firmat PD: Institucioni synohet të merret nga PS

Ditën e sotme, në seancë plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi pse opozita u tërhoq nga zgjedhja e Avokatit të Popullit. Berisha tha se opozita veproi në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Ligjeve. Berisha: E keqja banale e kombit jeni ju. E keqja banale e kohës jeni ju. Pse i them këto? Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë. Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta...