Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme”, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes fiskale”: Legalizohet kapitali me origjinë të dyshimtë
Pak orë para miratimit në Parlament të projektligjit për “Paqen Fiskale”, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është pozicionuar kundër këtij drafti. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma Amerikane thotë se ky draft rrezikon të cënojë konkurrencën e ndershme në vend. “Një normë tatimore prej vetëm 5% do të aplikohet në rastin kur fitimi i realizuar rritet mbi 18%, si dhe në rastin e rideklarimit të zërave të tjerë financiarë. Kjo krijon një hendek të konsiderueshëm ndërmjet normave tatimore të rregullta (15% për të ardhurat e korporatave dhe 23% për kategori të caktuara biznesesh) dhe normës preferenciale të skemës”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Deklarata e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), si një partner konstruktiv në...