‘PD kërkon kohë të mbledhë firmat’/ Këlliçi: Po tentoni të kapni institucionin e Avokatit të Popullit duke vendsur një patronazhist

‘PD kërkon kohë të mbledhë firmat’/ Këlliçi: Po tentoni të kapni institucionin e Avokatit të Popullit duke vendsur një patronazhist

Seanca parlamentare është përfshirë nga debate të ashpra, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për standarde të dyfishta në zbatimin e rregullores dhe për një tentativë për të kapur politikisht institucionin e Avokatit të Popullit. Deputeti i opozitës Belind Këlliçi  denoncoi se rregullorja përdoret në mënyrë selektive vetëm për të goditur opozitën, ndërsa shkelet kur bëhet fjalë për eksponentë të mazhorancës. Ai solli si shembull rastin ku kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka fyer deputetët e opozitës duke i quajtur "zagarë", pa u marrë asnjë masë ndëshkimore. Përballë këtij standardi të dyfishtë, opozita paralajmëroi se po mbledh 28 firma për të kërkuar përjashtimin nga seanca të kreut të grupit parlamentar të PS-së. Megjithatë, thelbi i përplasjes ishte procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Këlliçi deklaroi...