Ukraina godet platformën naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, ndalohet prodhimi

Ukraina godet platformën naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, ndalohet prodhimi

Katër dronë ukrainas kanë goditur për herë të parë një platformë naftëmbajtëse ruse në Detin Kaspik, tha një burim brenda Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës për Reuters.  Burimi tha se dronët e SBU-së goditën platformën e naftës Filanovsky, e cila i përket gjigantit rus të naftës Lukoil. Ai tha gjithashtu se prodhimi i naftës dhe gazit në platformën Filanovsky, është ndalur. Raportohet se rezervat e vendit arrijnë në 129 milionë ton naftë dhe 30 miliardë metra kub gaz. Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte rrëzuar të paktën 287 dronë mbi disa rajone pas një sulmi të madh nga Ukraina gjatë natës. Sipas ministrisë, të paktën 40 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, ndërsa 118 dronë u shkatërruan vetëm mbi rajonin kufitar të...