Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ju flisni për lepuj, unë do ju flas për zagarët”/ Balla përplaset me Nokën: O injorant!
Një incident u shënua gjatë fjalës së Taulant Ballës në Kuvend. Teksa po fliste për Avokatin e Popullit, në një moment demokrat Flamur Noka i thotë “injorant”, gjë që shkaktoi edhe reagimin e Ballës, i cili ndërpreu fjalën dhe më pas kërkoi që të nxirrej jashtë. “Ky zotëria duhet të dalë përjashtë, unë e ndërpres fjalën. Derisa të dalë ky jashtë”, tha Balla. Më herët, gjatë fjalës së tij, Balla i ironizoi demokratët për situatën e krijuar për Avokatin e Popullit. “Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Se lepurin në pritë...