Plas debati në Kuvend, Noka ofendon Ballën, Peleshi ndërpret seancën plenare

Plas debati në Kuvend, Noka ofendon Ballën, Peleshi ndërpret seancën plenare

Plas debati në Kuvend! Opozita ka debatuar ashpër me maxhorancën, ndërkohë që në një moment deputeti i PD-së, Flamur Noka ofendoi me termin ‘injorant’ kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit kërkoi 10 minuta pushim në seancën plenare, ndërsa pritet që të kërkojë dhe përjashtimi e deputetit Noka në nga Kuvendi. Sakaq, kryeparlamentari Peleshi vendosi që të ndërpresë seancën. Prej disa ditësh zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë mollë sherri në komisionin e Ligjeve, por dhe në jetën politike në vend.