E para grua që synon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Kam përvojë 21-vjeçare dhe qasje të guximshme

E para grua që synon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Kam përvojë 21-vjeçare dhe qasje të guximshme

doloreza musabelliu TIRANË- Doloreza Musabelliu është kandidatja e dytë që po bën prezantimin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Musabelliu është e para grua që kandidon për drejtimin e SPAK, ndërsa renditi një sërë arsyesh që e kanë shtyrë drejt ndërmarrjes së kësaj iniciative. “Kam përfunduar studimet ne 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar tek Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë tek Krimet e Rënda e mandej  në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale. Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e...