Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Mazhoranca gënjen dhe uzurpon institucionet’, Topalli: Ky nuk është Avokati i Popullit, por i pushtetit
Në fjalën e saj, deputetja e PD Jozefina Topalli, e ka nisur debatin nga një çështje procedurale, duke sfiduar mazhorancën të gjejë një rast të vetëm në historinë 30-vjeçare të parlamentarizmit shqiptar ku një kandidat është hedhur në votim pasi firmat mbështetëse për të janë tërhequr. Sipas Topallit, neni 72 i Rregullores së Kuvendit e ndalon qartësisht një veprim të tillë, duke argumentuar se kur një iniciativë tërhiqet, emri nuk mund të futet në rendin e ditës. Duke iu drejtuar maxhorancës, ajo hodhi poshtë pretendimet se ata kanë meritën për ligjin e Ombudsmanit, duke deklaruar se ai ligj është hartuar dhe votuar nga Sali Berisha dy dekada më parë. “Ju gënjeni kur thoni që ia keni dhënë opozitës. Ju keni pasur avokat të popullit deputetin tuaj socialist”, deklaroi...