Opozita u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, deputetët e PD-së refuzojnë të flasin para gazetarëve

Opozita u tërhoq nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, deputetët e PD-së refuzojnë të flasin para gazetarëve

Disa deputetë demokratë u pyetën sot nga gazetarët se pse u tërhoqën nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Sakaq ata preferuan t’i shmangen përgjigjes, teksa thanë se arsyeja do zbulohet gjatë seancës plenare që do të mbahet gjatë ditës sot. Kujtojmë se opozita deklaroi disa ditë më parëse do të tërhiqet nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra të mbështetur me firmat e deputetëve të opozitës, duke mos pranuar tërheqjen e deputetëve nga këto firma. Duke anashkaluar tërheqjen e grupit parlamentar të PD-së nga mbështetja e tyre për kandidatët, Komisioni i Ligjeve miratoi në mënyrë të njëanshme vetëm me votat e socialistëve një raport për seancën plenare ku...