No Image Available

Ç’ndodhi/ Takimi i tensionuar mes Melonit dhe Zelenskyt në Romë

Ç’ndodhi/ Takimi i tensionuar mes Melonit dhe Zelenskyt në Romë Pas fasadës së një takimi “konstruktiv dhe me besim të ndërsjellë”, përtej komunikatave zyrtare, ajo që u zbulua nga takimi 90-minutësh midis Melonit dhe Zelenskyt është një histori tjetër. Një histori në të cilën presioni ndaj delegacionit ukrainas prej Romës u shpreh qartë. Meloni ka qenë e sinqertë në mesazhin e saj mund të përmblidhet: “Mbani në konsideratë se mund të detyroheni të bëni disa lëshime të dhimbshme.” 90 minuta diskutime, të paraprira nga një takim i ngushtë midis Melonit dhe Ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Guido Crosetto dhe Antonio Tajani, të shoqëruara nga takime paralele ballë për ballë midis dy ministrave dhe homologëve të tyre ukrainas, shënuan një pasdite që nuk ishte...