VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

Rrëqethje emocionuese shkaktoi në Parlamentin Evropian 11-vjeçari Roman Oleksiv nga Ukraina, i cili në vitin 2022 humbi nënën e tij gjatë një bombardimi, ndërsa vetë qëndroi 100 ditë në terapi intensive dhe iu nënshtrua mbi 35 operacioneve për rikuperimin e plagëve të tij. Fjalët e tij në Strasburg, gjatë prezantimit të një dokumentari për fëmijët në Ukrainë, prekën thellë interpretuesen dhe shumë prej të pranishmëve. Duke kujtuar ngjarjet e korrikut 2022, Romani tha: “Isha me nënën time në spital kur ra një bombë.”“Ajo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë,” vazhdoi ai, ndërsa përkthyesja nuk mundi të fliste për një moment. Me ndihmën e një kolegeje të interpretes, i mituri vijoi: “E pashë nën rrënoja, pashë flokët e saj dhe i...