E rëndë në Australi! Gjenden eshtrat e foshnjes në oborrin e një shtëpie, policia në kërkim të familjes shqiptare

E rëndë në Australi! Gjenden eshtrat e foshnjes në oborrin e një shtëpie, policia në kërkim të familjes shqiptare

Në Australi, policia ka zbuluar trupin e një fëmije 18-muajsh të varrosur në oborrin e një shtëpie në Melburn, ku besohet se ka qëndruar i groposur për më shumë se 10 vjet. Fëmija dyshohet të ketë jetuar aty në vitin 2014 me dy vëllezërit e tij, përpara se familja të largohej jashtë shtetit, me shumë gjasa drejt Shqipërisë, sipas 7 News. Foshnja nuk ishte raportuar kurrë e zhdukur. Zbulimi u bë pas një informacioni të dhënë nga një i afërm i familjes. Pronari aktual i shtëpisë mbeti i tronditur kur policia e informoi për varrimin vetëm 50 cm nën tokë. Policia theksoi se banorët aktualë nuk kanë asnjë lidhje me rastin. Mbetjet ende nuk janë identifikuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe lëvizjet e ish-banorëve...