Të shtohet numri i prokurorëve apo duhet ndryshim ligjor? Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

Të shtohet numri i prokurorëve apo duhet ndryshim ligjor? Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi, iu përgjigj pyetjeve pas prezantimit të platformës së tij përpara KLP. Ai u ndal tek shtimi i numrit të prokurorëve, kjo për shkak të ngarkesës që ata kanë. Vat Staka: Jemi njohur me platformën tuaj dhe po kaloj tek pyetjet. Ju në fjalën tuaj thatë që Prokuroria e Posaçme duhet të shtojë numrin e prokurorëve. A jeni më shumë që të shtohet numri i prokurorëve apo duhet të bëhet ndryshim ligjor tek neni 75? Adnan Xholi: Unë e dhashë mendimin tim dhe jo pa qëllim. Çështjet në Prokurorinë e Posaçme sidomos të krimit të organizuar zgjat me muaj. Janë shumë dosje. E kemi shprehur që duhen ndryshime sidomos për çështjet e krimit të organizuar. Gjykimin e bëjnë prokurorët...