‘Qeveria vazhdon të na neglizhojë’/ Pensionistët në Korçë : Nuk na duhen bonuse, por rritje dinjitoze të pensioneve

‘Qeveria vazhdon të na neglizhojë’/ Pensionistët në Korçë : Nuk na duhen bonuse, por rritje dinjitoze të pensioneve

Pensionistët në Korçë kanë reaguar me pakënaqësi lidhur me bonusin e fundvitit, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm dhe tregues të mungesës së vëmendjes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Sipas vendimit të qeverisë, ata pensionistë që marrin më pak se 200 mijë lek të vjetra do të përfitojnë 150 mijë lek, ndërsa për ata që kanë pensione mbi këtë shumë është parashikuar një bonus prej 100 mijë lekësh. Megjithatë, përfitimi financiar i shpallur nuk ka arritur t’i ngushëllojë pensionistët, të cilët theksojnë se jetesa është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe se shumat e premtuara nuk sjellin asnjë ndryshim të ndjeshëm në buxhetin e tyre mujor. LEXO EDHE: Pse Edi Rama i përbuz kaq shumë pensionistët? Shumë prej tyre shprehen se bonuset e fundvitit nuk...