Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
I mbylli gojën qenit me ngjitës dhe e varrosi të gjallë, e pëson rëndë 90-vjeçari, gjobitet me 30 mijë euro
Një ngjarje e rëndë tronditi zonën rurale të Nea Michanionës në Greqi, ku një burrë 90-vjeçar u arrestua pasi varrosi një qen të gjallë, pasi më parë ia kishte mbyllur gojën me shirit ngjitës. Episodi u zbulua të mërkurën në mëngjes, kur një qytetar që po kalonte rastësisht vuri re veprimin dhe njoftoi menjëherë autoritetet. Oficerët e Departamentit të Policisë së Thermaikos mbërritën shpejt në vendngjarje dhe gjetën qenin 17-vjeçar ende gjallë, megjithëse i traumatizuar. Kafsha u dërgua menjëherë në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Mjedisin e Kafshëve Endacake të Selanikut Lindor (SYPPAZATH), ku sipas raportimeve gjendet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr kujdes profesional. Nga informacionet paraprake, 90-vjeçari dyshohet se u ka thënë oficerëve se mendoi se qeni i cili i përkiste vajzës së tij kishte...