Adnan Xholi kujton çështjet e nxehta që ka hetuar: Dy biznesmenë u detyruan të hapnin varet e tyre

Adnan Xholi kujton çështjet e nxehta që ka hetuar: Dy biznesmenë u detyruan të hapnin varet e tyre

adnan xholi ne kpk TIRANË- Prokurori Adnan Xholi, teksa prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK, u ndal në një sërë çështjes të rëndësishme që ka hetuar gjatë karrierës së tij 27 vjeçare në sistemin e drejtësisë. Xholi, i cili e ka nisur karrierën e tij si prokuror në Gjirokastër, u ndal te disa prej ngjarjeve më të bujshme që ka hetuar, që lidhen kryesisht me krimin e organizuar, dhe vrasje që kanë tronditur vendin. Ai u ndal te rrëmbimi i dy biznesmenëve në Gjrokastër, si dhe masakrat e vitit 1997. “Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’...