Liga “Gjergj Kastrioti”/ Skënderbeu “dopio” fitore në kryeqytet, Partizani merr kryesimin me meshkujt

Liga “Gjergj Kastrioti”/ Skënderbeu “dopio” fitore në kryeqytet, Partizani merr kryesimin me meshkujt

Janë luajtur takimet e raundit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj e femra, turneu mbarëkombëtar i rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova. Te femrat, Pogradeci qëndron i pamposhtur në Grupin A pas fitores 3-2 ndaj Tiranës (25-20, 25-15, 23-25, 25-27, 15-8). Kjo është fitorja e tretë për pogradecaret në këtë turne me këtë rezultat, duke qëndruar në vendin e dytë, një pikë pas bardhebluve. Në Grupin B, ekipi i Skënderbeut korri fitoren e parë, duke mundur 3-0 Dinamon (25-12, 25-20, 25-21). Gjithsesi, korçaret qëndrojnë në vendin e tretë, ndërsa “blutë” mbyllin renditjen ende pa asnjë pikë në këtë turne. Te meshkujt, në Grupin A, Partizani merr kreun e renditjes pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër (25-21,...