Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Agim Janina: Lahuta e çiftelia pas viteve ‘90 janë “zhdukur”, sot kemi shumë pak dhe duhen marrë në mbrojtje nga shteti
Nga Julia Vrapi Përfshirja e lahutës në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje lidhet edhe me rrezikun real, ku ndodhet sot tradita jonë muzikore popullore. Humbja e këtyre objekteve autentike duhet të nxisë institucionet në vend të marrim masa urgjente: të identifikohen, të ruhen dhe të merren në mbrojtje shtetërore. Prej ditës së martë, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje, një lajm që u mirëprit shumë, por dhe që i vendos institucionet tona në qendër për të marrë masa për ruajtjen. Studiuesi i artit Agim Janina shpreh shqetësimin se vegla të rralla popullore pas viteve...