Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Yildiz: Bëmë një ndeshje të mirë, jam i lumtur për asistin. Unë jap gjithmonë 100%
11 Dhjetor 2025 8:05 Alfred Lleshi Kenan Yildiz, i zgjedhur si MVP i ndeshjes, foli për “Sky” pas fitores së Juventusit në Champions League kundër Pafos. Ai u shpreh se skuadra zhvilloi një paraqitje solide: “Bëmë një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë mungoi vetëm goli, ndërsa në të dytën shfaqëm më shumë agresivitet”. Sulmuesi turk theksoi se suksesi është gjithmonë meritë e grupit dhe u tregua i kënaqur për kontributin e tij: “Jam i lumtur që dhashë asistin për golin e David, unë jap gjithmonë 100%”. Yildiz pranoi se humbja ndaj Napolit kishte lënë gjurmë te skuadra, por se reagimi ishte i duhur falë punës në stërvitje: “Humbja në Napoli na dhembi, por kemi bërë stërvitje të mira, kemi qenë të përqendruar dhe...