Mourinho: Dikush do të thotë se Napoli nuk ishte ai i zakonshmi, por nuk jam dakord

Mourinho: Dikush do të thotë se Napoli nuk ishte ai i zakonshmi, por nuk jam dakord

11 Dhjetor 2025 8:09 Alfred Lleshi José Mourinho u rikthye te fitorja në Champions League, duke mposhtur Napolin e Antonio Contes dhe afruar me zonën “play-off”. Trajneri portugez theksoi vlerën e suksesit: “E merituam, kemi bërë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Dikush do të thotë se Napoli nuk ishte ai që njohim, por nuk jam dakord. Ne e kontrolluam gjithmonë ndeshjen, të fitosh ndaj një skuadre si Napoli, në këtë mënyrë, dhe të jesh ende gjallë në kompeticion, e bën mbrëmjen fantastike”. Mourinho shpjegoi se ecuria në grup ka qenë e ndërlikuar: “Llogaritë janë të thjeshta, kemi 6 pikë. Benfica humbi në shtëpi me Qarabag; ndryshe mund të ishim 9 pikë. Më pas kalendari ka qenë tepër i vështirë”. Ai shtoi se Champions tani do...