Silvinjo “zbërthehet” për gazetarin Di Marzio: Shqipëria si në Brazil

Silvinjo “zbërthehet” për gazetarin Di Marzio: Shqipëria si në Brazil

Adriatik BALLA Nga Brazili i tij te eksperienca ndërkombëtare; udhëtimi kulturor i trajnerit të kombëtares shqiptare, e ka bërë atë të rritet si në aspektin profesional ashtu edhe si person. Silvinjos i pëlqen që ta përkufizojë veten si qytetar i botës: ‘Kam mësuar nga njerëz që ia dedikojnë gjithë ditën futbollit’. Ka pasur një karrierë kudo nëpër botë, raportet njerëzore e kanë bërë atë një njeri më të mirë. “Duhet ta pranoj, se jam një qytetar i botës, kam jetuar në Brazil deri në moshën 23-24 vjeçare, kam qenë në Angli, Spanjë (Celta Vigo e Barcelona) dhe sërish në Premier League. Kam bashkëpunuar me Mançinin te Interi dhe më pas te Seleçao. Kam pasur një rrugëtim të gjatë, kam përjetuar gjithçka”, tregon Silvinjo në një...