Broja merr elozhe nga trajneri i Bërnlit, Shaqiri mund të shpallet kampion bote

Broja merr elozhe nga trajneri i Bërnlit, Shaqiri mund të shpallet kampion bote

Adriatik BALLA Disa lojtarë shqiptarë kanë pritshmëri të mëdha dhe për ta ka një vëmendje mediatike të shtuar, ku bie në sy rikthimi i bujshëm i Armando Brojës te Bërnli, duke luajtur titullar dhe duke marrë përgëzime për performancën, kurse në Zvicër, për Xherdan Shaqirin thuhet se sot mund të shpallet kampion bote, një formë “triumfi” në Ligën e Europës. Broja merr përgëzimet e trajnerit Parker Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, shkoi dhe takoi menjëherë Armando Brojën në momentin kur e zëvendësoi në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Njukasëllit. U duk menjëherë që ishte një gjest pozitiv për sulmuesin dhe kjo u konfirmua edhe nga fjalët që tha trajneri në konferencën e sotme për mediat. Ai u pyet rreth paraqitjes së Brojës në atë...