Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Neritan Ceka, ka bërë një prej analizave më të drejtpërdrejta mbi gabimet historike të viteve ’90 dhe rolin që PD pati në procesin e tranzicionit politik. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Neritan Ceka pranoi se mungesa e një projekti të qartë dhe përgatitjes së duhur e çoi forcën e parë opozitare në vend drejt gabimeve të mëdha që kanë ndikuar edhe në realitetin e sotëm politik. “Ne nuk patëm projekt. Ishte hedhur projekti për liri dhe demokraci, por jo një projekt i imtësishëm. Nuk dinim si do të krijoheshin institucionet dhe ishim më të mbushur me iluzione sesa me realitet. Nuk mund të justifikohemi për faktin që e ndërtuam projektin tonë mbi iluzione. Nuk ishim të përgatitur,” tha Ceka....