Karamuço: Zgjedhja e kreut të SPAK nën vëzhgim diplomatik, ja sa diplomatë priten në KLP

Karamuço: Zgjedhja e kreut të SPAK nën vëzhgim diplomatik, ja sa diplomatë priten në KLP

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme. Nesër kandidatët për kreun e ri të SPAK do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për drejtuesin e ri. Karamuço tha se pritet që në KLP të jenë të pranishëm mbi 30 diplomatë, të cilët janë të interesuar ta ndjekin nga afër të gjithë procesin. “Ndërkombëtarët kërkojnë që ky proces të garantohet edhe për shkak të këtij presioni të madh të jashtëm. Flitet për një presion që vjen kryesisht nga disa politikanë të vegjël, të cilët mendojnë se, me problemet që kanë në SPAK, mund t’ua mbyllë drejtuesi i ri duke i siguruar ndonjë...