Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhja e kreut të SPAK, Lala: Kë po shohin me prioritet ndërkombëtarët
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë ditën e sotme detaje lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Prokurorisë së Posaçme. E ftuar në një studio televizive gazetarja tha se procesi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të ndiqet nga shumë diplomatë. Lala shtoi më tej se ndërkombëtarët duan një person, që nuk është i lehtë të arrihet nga politika. “Ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë. Kemi katër kandidatë dhe është një grua kandidate. Kemi Adnan Xholin, që është prokuror karriere. Klodian Braho gjithashtu është prokuror karriere. Elvin Gogaj ka punuar në Prokurorinë e Elbasanit dhe më pas u kthye në SPAK. Nesër në KLP do të ketë shumë diplomatë. Ndërkombëtarët do të vëzhgojnë me kujdes procesin. Secili kandidat do të flasë...