‘Është krejt normale’, Këlliçi për takimet e Salianjit dhe Alimehmetit: Nuk shqetësohem

‘Është krejt normale’, Këlliçi për takimet e Salianjit dhe Alimehmetit: Nuk shqetësohem

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me takimet e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit. I ftuar në një studiu televizive, Këlliçi tha se nuk shqetësohet nga këto sepse në PD prevalon mendimi ndryshe dhe qasja e kundërt, sipas tij ndryshe nga Partia Socialiste. “Edhe dje më pyetën se çfarë mendimi kisha që Salianji dhe Alimehmeti ishin në foltoren e PD-së. Çfarë mendimi mund të kem që një anëtar Kryesie i PD dhe një anëtar i Këshillit Kombëtar që janë në aktivitetin e partisë së tyre. Është krejt normale. I kam përcjellë të gjitha zhvillimet dhe vijoj të them që ndryshe nga Partia Socialiste, në Partinë Demokratike prevalon mendimi ndryshe, debati, qasja e kundërt. Kur ka debat apo mendim ndryshe...