Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Vendimi zbatohet, pikë”, Havari kritikon Ramën për mbrojtjen e Ballukut: Kryeministri duhet të…
Ish-kryepolici Mit’hat Havari tha sot në një emision televiziv se zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk duhet të mbrohet nga qeveria dhe drejtësia të lihet që të bëjë punën e saj. Ai i sugjeroi gjithashtu kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë kohës së pastrimit të Lanës mbi dy dekada më parë nga ndërtimet pa leje, kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës, se duhet të dalë e t’i thotë shqiptarëve se “nuk është çështje e tij, por e drejtësisë”. Havari e ilustroi komentin e tij për këtë çështje me një rast të një oficeri, ish-drejtor policie që dikur e kishte paralajmëruar që të mos përfshihej në paligjshmëri dhe nuk e kishte marrë në mbrojtje. “Kam pasur një rast me një oficer, ish-drejtor policie për të...