Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ta harrojnë celularin tim”, Havari godet fort: Rama s’mund të kërcënojë për hetimet, Balluku e fundosi vetë qeverinë
Në një intervistë televizive, ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për kriminalitetin në vend. Gjatë intervistës, Havari tha se në Shqipëri, ka celula të krimit të organizuar, duke shtuar se këto janë shumë të rrezikshme. Gjithashtu ai ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili në daljet e tij në media, ka bërë presion ndaj gjykatës, për rastin Balluku. “Nuk jemi në sistemin Corleones. Këtu ka celula të krimit të organizuar. Mbi 2 veta është krim i organizuar. Krimi i Elbasanit është krim i organizuar. Këto janë të rrezikshme, po aq të rrezikshme sa krijimi i një strukture mafioze siç i kanë pasur italianët”, tha ai. “Ta harrojnë celularin tim. Por kush je ti, kujt i thua ti ta harrojnë celularin. Kë kërcënon?...