Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Gabriel Garsia Markez, erdhi si shtjellë shpirti në realizmin magjik për të mbetur i magjishmi i krijimit
                            Nga Albert Vataj Pas një kaplimi prej më shumë se dy vitesh nga Alzheimer, shkrimtari i madh kolumbian, Gabriel Garcia Marquez reshti së gjëmuari me frymë gjoksin e rrënuar nga 87 vitet e moshës, në shtëpinë e tij në Mexico City, më 17 prill 2014. Gjëmimet e një zemre të lodhur kanë gufuar në kraharorin e tij të lëveshkur dhe prushin e thinjave në gjoksin që nuk hovet më. Ai vendos të tregojë me nota pathosi dhe nëpërmjet një mbamendje të zëshme, se di të kridhet në krahët e vdekjes, jo vetëm nëpërmjet rrëfimtarisë dhe bashkëjetimit trandës. Në çdo ndjenjë, ai troket nëpërmjet një dhimbjeje. Prej sysh që u skuqën në përjetime që sendërtoi, ai zbret me lot. Vdekjen e tij letrare e zë ajo...