Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!
Në një mbrëmje solemne kushtuar 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti i Republikës Bajram Begaj nderoi traditën një shekullore të dekorimeve shtetërore duke dorëzuar për herë të parë urdhrat sipas sistemit të ri të miratuar në ligjin për urdhrat dhe medaljet në Republikën e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë historike të kësaj ceremonie, duke e cilësuar atë si “një moment me peshë të veçantë”, që shënon një kapitull të ri në standardet e mirënjohjes shtetërore. “Sot jemi mbledhur në një ceremoni shumë kuptim plotë, dhe më një rëndësi të veçantë. Kjo është ceremonia e aspre e dhënies së urdhrave kryesor që akordon shteti shqiptar pas miratimit të ligjit të ri për urdhrat dhe medaljet në Republikën e Shqipërisë. Sot shënojmë një...