Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore
Tentativë baltosje të sponsorizuar i ka cilësuar nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi, mesazhet e publikuara në media në lidhje me disa mesazhe të publikuara në media mes tij dhe ish-zyrtarit të qeverisë, Ervis Berberi. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai mohoi të ketë njohje me të, por theksoi se kjo është një fushatë linçimi ndaj tij, të cilën do ta ndjekë në rrugë ligjore. “Kam pasur reagim zyrtar për këtë çështje, artikuj të sponsorizuar ndaj meje. Po ndjek rrugën ligjore për këtë rast. U bënë disa muaj që lexoni biseda të mia me Ervis Berberin. Nuk e njoh fare, nuk e kam takuar asnjëherë. Zero”, u shpreh deputeti demokrat në Off the Record me Andrea Dangllin në A2...