Lihet në fuqi vendimi i KPK/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Basha

Lihet në fuqi vendimi i KPK/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Basha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK në lidhje me prokurorin Kujtim Basha. Më 18 tetor të vitit 2023, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Basha pasi rezultoi me bilanc negativ prej 12 milionë lejësh në deklarimin e pasurisë. Vendimi i KPA u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare. Njoftimi i KPA Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë...