Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ish-presidenti Moisiu nderohet, ja mesazhi i tij për Shqipërinë
Kancelaria e Republikës vendosi që t’i japë medaljen Ylli i Madh, ish-presidentit Alfred Moisiu. “Unë ju falënderoj dhe respektoj për këtë medalje. Në moshën time, 96 vjeç, ky vlerësim merr tjetër kuptim për mua, si dëshmi e përpjekjeve për vendin dhe qytetarët. Falënderoj familjen, bashkëpunëtorët, miqtë, që më kanë dhënë forcë e motivim të vazhdueshëm. E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun kanë qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha Moisiu.