Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri Kjo mund të ndodhë që në pranverë, nëse marrëveshjet mbi tre rregulloret e reja të miratuara nga Këshilli i BE-së të hënën kalojnë lehtësisht trilogjin më 17 dhjetor. Hapi tjetër do të jetë miratimi në Parlament, madje para se Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin të hyjë në fuqi më 12 qershor. Gjadri, sipas planit të ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi, do të rihapë dyert e qendrës për azilkërkuesit që vijnë nga vende të sigurta në pritje të përmbushjes së procedurave të përshpejtuara kufitare. Megjithatë, ata nuk do të merren më direkt nga deti me anë të kontrollit në anijet e Marinës, por do të çohen në anën tjetër të Adriatikut nga...