“100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun

“100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e sotme në aktivitetin për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, një mbrëmje solemne që nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane. Gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi figurën e heroit kombëtar si gur themeli të shtetformimit shqiptar dhe simbol të meritokracisë që ka mbijetuar çdo kohë. Ndërkohë gjatë ceremonisë Edi Rama dekoroi me urdhrin e lartë të ‘Skënderbeut’, Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. “Medaljet mbajnë emrin e Skënderbeut, pasi ishte burri që zgjodhi rrugën e drejtë në një epokë shumë të vështirë, pagëzori i përkatësisë tonë evropiane. Sot emri i heroit tonë na mbledh sërish këtu, 100 vjet pas Urdhrit të Skënderbeut. Jemi këtu për të nderuar Urdhrin e Skënderbeut,...