Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasada amerikane: Dumani vendosi standard për bashkëpunim të fortë kundër krimit, shpresojmë që edhe pasardhësi…
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka vizituar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe kryeprokurorin Altin Dumani. “Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të...