Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Skandali me kompaninë izraelite/ ‘Nuk dihet vlera e kontratës’, Hoxhaj: Qeveria shqiptare, gjithçka top sekret!
Aleanca e NATO-s ka pezulluar nga të gjitha tenderat kompaninë izraelite të armatimeve “Elbit Systems”, pas zbulimit të një skandali masiv korrupsioni ku dyshohet se janë paguar miliona euro ryshfet për zyrtarë dhe ish-gjeneralë të aleancës. I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, redaktori dhe gazetari Julian Hoxhaj, shprehet se kjo kompani, e akuzuar për korrupsion dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ka lidhur në prill të këtij viti një kontratë me qeverinë shqiptare, detajet financiare të së cilës mbahen sekret. Lajmi sipas Hoxhajt, u bë publik pas një investigimi të një rrjeti mediash europiane, të udhëhequr nga media holandeze “Follow the Money”, ku NATO jo vetëm që ka pezulluar kompaninë nga tenderat e ardhshëm, por ka anuluar edhe 13 kontrata aktive...