“I futi paratë poshtë celularit dhe pastaj në xhep”/ Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Rrugores Tiranë

“I futi paratë poshtë celularit dhe pastaj në xhep”/ Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Rrugores Tiranë

Foto ilustruese TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë është pezulluar nga detyra dhe marrë nën hetim, pasi dyshohet se ka kryer veprime të dyshimta korruptive me një drejtues mjeti. Në një video të postuar në rrjete sociale pretendohet se punonjësi i policisë ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimin e detyrës. Mënjeherë pas identifikimit të efektivit, AMP ka kryer veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rasit, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.  Njoftimi: Gjatë monitorimit të rrjeteve sociale u konstatuan në portalin “JOQ Albania” një postim me mbishkrim “I fut poshtë celularit dhe pastaj në xhep. Polici merr rryshfet në mes të rruges…”, ku gjithashtu nga pamjet filmike vërehet një punonjës policie që kryen veprime të dyshimta korruptive me...