Pak orë nga zgjedhja e kreut të SPAK, zyrtari amerikan “zbarkon” në zyrën e Dumanit: Vendosi standard të fortë!

Pak orë nga zgjedhja e kreut të SPAK, zyrtari amerikan “zbarkon” në zyrën e Dumanit: Vendosi standard të fortë!

pamje nga takimi TIRANË- Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi këtë të mërkurë Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) dhe kreun aktual të këtij institucioni, Altin Dumani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka ndarë pamje nga vizita, teksa shton se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas zyrtarit amerikan, Dumani ka vendosur standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, së bashku me Dumanin në këtë takim ishte edhe kreu i sapozgjedhur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Gjithashtu, i pranishëm është prokurori Klodian Braho. "Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e...