Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Agron Shehaj: Drejtësia po sulmohet nga ata që e dinin veten të paprekshëm
Në tryezën e forumit “Mbrojtja e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit”, kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, tha se në ditën që drejtësia shqiptare vuri para ligjit “të paprekshmit” e korruptuar, kanë nisur sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që rikthyen besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe barazia para ligjit. Sipas Shehajt, është historike që njerëzit me pushtet po dalin para drejtësisë, por sulmi i paprecedentë që po i bëhet drejtësisë, duhet të ndezë reagim popullor. “Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?”, u shpreh...