Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident me vdekje në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Malësi të Madhe në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçaren me iniciale P. L. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçarja ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel